Rrëfimi i Xhakës: Nga muzika te Supermeni, tatuazhet dhe mëkatet…

Taulant Xhaka është rritur në skuadrën e moshave të Baselit dhe aktualisht është një nga shtyllat e skuadrës zvicerane. Në një intervistë të veçantë të dhënë për median zvicerane mesfushori i kombëtares shqiptare ka zbuluar disa sekrete dhe pasionet e tij, duke filluar nga muzika, ushqimi, veshjet, skuadrën e zemrës, etj.

Do të vazhdonit të luanit futboll profesionist nëse do të fitonit vetëm 4 mijë franga zvicerane në të ardhmen?

Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje hipotetike. Por unë mund të them këtë: Unë luaj futboll sepse e dashuroj këtë sport, jo për paratë.

Kur Renato Steffen të largohet nga FC Basel, a do të ishit gati ta ndiqnit nga pas?

Jo. Sigurisht do të më vinte shumë keq të mos e kisha Renaton në skuadrën tonë, por çdo profesionist ndjek rrugën e tij.

Nuk hezituat për asnjë sekondë kur morët ftesën për të luajtur në Kombëtare shqiptare. E vërtetë?

Po, sepse isha shumë krenar dhe i lumtur.

A jeni ju një nga ata që harxhojnë më shumë kohë në dhomat e zhveshjeve para pasqyrës?

Zakonisht unë jam ndër ata lojtarë që vazhdojnë të stërviten edhe pas përfundimit të seancës.

A jeni i interesuar për politikën në Zvicër?

Ka shumë çështje të tjera që më interesojnë më tepër.

A e keni zili vëllain tuaj, Granitin për karrierën e shkëlqyer që ai ka?

Ndihem shumë mirë për karrierën që ka Graniti dhe jam shumë i lumtur për të, por nuk ndjej aspak zili.

Për çfarë keni më shumë dëshirë të harxhoni para?

Për makina të shtrenjta si edhe për rroba e bizhuteri ekskluzive.

Kur jeni pushim çfarë preferoni të bëni?

Të dal për drekë me të dashurën time.

“Mëkati” më i madh që keni bërë?

Mbase kur isha fëmijë ndonjëherë haja më shumë ëmbëlsira se sa duhej.

Kush është superheroi i fëmijërisë suaj?

Supermeni.

Cili është klubi juaj i preferuar?

Reali i Madridit.

Çfarë do të hanit nëse do t’ju lejohej?

Pica.

Ju pëlqen më shumë të shënoni goli apo të fitoni ndeshjen?

Do zgjidhja golin, sepse shënoj shumë rrallë.

Bazel apo Prishtinë?

Bazel, sepse kam lindur dhe jam rritur këtu.

Tatuazh apo pirsing?

Tatuazh, sepse kam disa ndërkohë.

Muzikë shqiptare apo gjermane?

Më pëlqejnë të dyja.

Do të doje të kualifikoheshit për të pestën herë në fazën me eliminim direkt të Champions League apo të shkonit në Botëror me Shqipërinë?

Të dyja, sepse si kualifikimi për në fazën tjetër të Champions League dhe pjesëmarrja në finalet e Botërorit me Shqipërinë do të ishin një arritje shumë e madhe për mua.