Vargjet e Ramës për Vokshin: Det, o det i gjerë plot me ëndrra…

Është shoqëruar me debate të shumta senca e sotme e Kuvendit midis përfaqësueve të opozitës dhe kryeministrit Edi Rama.

Në debatin ku Rama po replikonte pas akuzave të opozitës për përmbytjet, ndërhyri nga karrigia e saj deputetja demokrate Albana Vokshi. Mënjëherë Rama ka reaguar ndaj saj duke i thurur disa vargje: “Ja dhe kulla e vrojtimit, lëri kanalet ti, nuk të kemi për kanale ty, ty të kemi për det. ‘Det o det i gjerë plot me ëndrra e përjetime’, nuk te kemi për kanale ty”– tha Rama.