Trump ndryshon parimin e internetit, një nismë e Barack Obamës

Lamtumirë “Neutralitetit të Internetit”. Administrata Trump ka rrëzuar nismën e paraardhësit të presidentit aktual, Barack Obama, duke hedhur poshtë parimin e një rrjeti neutral dhe të privuar nga favorizimi apo penalizmi i çdokujt.

Komisioni federal i Komunikacioneve, ka aprovuar kështu një ueb me dy shpejtësi të ndryshme, duke i lejuar operatorët të ofrojnë një shërbim më të shpejtë për kompanitë që paguajnë ose paguajnë më shumë.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “net neutrality”, shqip “Neutraliteti i internetit”. Ky parim qëndronte në fuqi prej dekadash dhe mbetej i pandryshueshëm.