Betohet deputetja e re e PDIU, opozita bojkoton interpelancën e Peleshit

Seanca e sotme plenare nisi me betimin e deputetes së re të PDIU për qarkun  e Elbasanit, Elena Xhina.

Kjo e fundit mori mandatin e deputetes pas dorëheqjes së deputetit dhe biznesmenit  Bujar Muço.

Xhina për 10 vjet ka nushtruar profesionin e avokates, ndërsa dy vitet e fundit ka mbajtur postin e nenkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.

Seanca më pas vijoi me inperpelancën e Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, të kërkuar nga deputeti Erjon Braçe.

Opozita ka zgjedhur të mos jetë e pranishme në interpelancë me argumentin se nuk pranojnë të bëhen dekor i farsave të qeverisë.

Burime nga PD bejne me dije se opozita do ti bashkohet seancës plenare pas interpelances.