PDIU kundër Ramës: Nuk marrim pjesë në asnjë votim që shkel Kushtetutën

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk do ti bashkohet mazhorancës në vendimin e saj për të emëruar një kryeprokuror të përkohshëm duke shkelur kushtetutën.

Në këtë mënyrë edhe PDIU-ja duket se i është bashkuar opozitës kundër procesit që ka nisur mazhoranca.

Në një njoftim për mediat të shpërndarë thuhet:

PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit.

Prokurori i Përkohshëm i cili mund të zgjidhet sipas interpretimeve të maxhorancës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë.