Flet Berisha për PD-në, Bashën, Tahirin, Metën dhe ambasadorin amerikan Lu

Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë mbrëmjen e sotme është shprehur se nëse baza do të kërkojë një kryetar të ri në PD, atëherë ai do të mbështeste bazën.

Duke folur në studion e ABCNeës në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me letra të hapura në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve në Tiranë, për Reformën në Drejtësi dhe për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Sipas ish-kryeministri Brukseli ia ka bërë të qartë Edi Ramës rëndësinë e çështjes Tahiri. Sipas tij, kryeprokurori i ri i përkohshëm është vetë Edi Rama.

Më poshtë pjesët kryesore të intervistës së ish-kryeministrit Sali Berisha:

Mirela Milori: Do ta nisim këtë intervistë me një kthim në kohë. Para 4 vitesh kemi zhvilluar një intervistë me ju. 12 dhjetori është dita e themelimit, por ka disa kohë që po festohet në 11 dhjetor …

Berisha: E vërteta historike është kjo, që në 11 dhjetor është kthyer përfaqësia e studentëve në një takim me Ramiz Alinë. I priste e gjithë Tirana dhe Arben Imami ka folur dhe thënë se do të themelohet partia e re. Jemi futur në një korridor, kati i 2-të, Gramoz Pashko, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, etj. Kemi diskutuar për emrin e partisë dhe në fund vendosëm ta quajmë PDSH. Kemi dalë nga ajo mbledhja pas mesnate dhe lajmi është përhapur kudo. Të nesërmen, datë 12 jemi mbledhur në shtëpinë e Gramoz Pashkos ku kemi diskutuar për programin. Më pas jemi mbledhur tek dhoma 15 në Qytet Studenti, që mund të quhet edhe si selia e parë e PD.

Milori: Duket se nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç datës, logos, Republika e re, mungesa e shumë emrave, duket se ka një tendencë për të ndryshuar identitetin…

Berisha: Ka një tendencë për një marketing të ri. PD si të gjitha partitë simotra është kjo forcë politike, që është gjallë dhe ka mbijetuar.

Milori: Dje mungonin shumë emra të spikatur të PD-së, Imami, Topalli, Bode, Ruli, Mustafaj, Bregu e përfaqësues të trupit diplomatik. Si u ndjetë …

Berisha: Të gjithë ata që munguan, shkëlqyen me mungesën e tyre. E vërteta është se pas fjalimit nuk kam qëndruar gjatë sepse kishte një pjesëmarrje masive. Gradualisht u tërhoqa nga pritja, pashë disa përfaqësues të trupit diplomatik. Sipas dëshirës, ka diplomatë që janë të pasionuar pas Ramës, PS. E kanë të thekur pasionin pasi janë të majtë. Në një pritje, vjen ai që do.

Milori: Si u ndjetë ju me mungesat e djeshme…

Berisha: Shkëlqyen me mungesën e tyre. PD është një parti e ndërtuar mbi vlera e jo demagogji. Unë shoh me kënaqësi një përpjekje serioze, më shumë se të njëanshme për të kapërcyer problematikat e krijuar pas zgjedhjeve.

Milori: Në tryezën e PD-së janë dy platforma. Ajo e Patozit dhe Edith Harxhit. Në të dyja rastet nga Basha ka heshtje…

Berisha: Unë di një gjë tjetër. Ka pasur një proces brenda partish, analiza brenda saj, dhe mbledhje propozimesh për ndryshime. Tani është koha, për ti marrë të gjitha, si zotit Patozit, Harxhit e si propozimet që kanë ardhur nga strukturat e partisë. Është koha tani në të cilën do të duhet të vihen pikat mbi ‘i’, zgjidhje të problematikës së krijuar, statusi dhe rregullat. Unë jam këtu për të folur për një parim shumë të rëndëishëm: Nuk mund të bëhet një status me qëllim largimin e kryetarit të partisë. Statuti bëhet për të fituar partia. Në këtë kontekst, nëse përcaktojmë këto parime, që nuk kanë qëllim në vete largimin e kryetarit, sepse në çdo 4 vite grupe të caktuara do të bëjnë këtë gjë. Nëse përcaktojmë qartë rregullat e partisë që nuk lejojnë shkeljet e statutit dhe sanksionojnë pasojat e shkeljes së statutit, çdo njeri do ta gjejë veten në PD.

Milori: Basha jo vetëm hesht për propozimet, por nuk i konsideron këto propozime. Disa njerëz mund të krijojnë edhe një parti të re. A është kjo përçarje …

Berisha: Në fjalën e tij dje, Basha iu referua të gjithëve. Jam i bindur që çdo njeri mund të krijojë partinë e tij dhe me lënë kontributin e tij tek një parti është zgjedhje. E parë në persektivë do të preferoja mirëkuptimin. Kjo pasi Basha ka marrë përgjegjësitë e veta edhe publikisht. Nëse PD ka një dhe vetëm një përgjegjës e ky është Basha kjo nuk e zgjidh problemin. Ai ka përgjegjësi kryesore, në mënyrë të padiskutueshme. Secili duhet të shikojë copën e përgjegjësisë së tij. Po kalojnë shumë muaj. I natyrshëm zemërimi fillestar, por gradualisht vjen koha. Çdo njeri me gjakftohtësi kërkon të dijë cila është rrugëdalja. Instikti i bashkëpunëtorëve të mi, do ti çojë në një zgjidhje brenda PD.

Milori: Ka luksin që kryetari i një partie që ka humbur 200 mijë vota, kryetari i ri nuk po arrin dot të jetë unifikuesi. Duket se ai është larguesi i tyre.

Berisha: Mesa shikoj unë, ka përpjekje për bashkimin e tyre.

Milori: Nëse do të kishte një kërkesë për largimin e kryetarit të PD-së, ju me kë do ishit?

Berisha: Nëse do ta kërkonte baza, unë jam me bazën. Tani do të tregoj diçka. Njëri prej bashkëpunëtorëve të afërt, thotë se nuk e donte Berishën, donin të shpëtonin prej tij, por problemi ishte se ai sa dilte në bazë, baza ndizej flakë prej tij. Unë gjithmonë kam qenë me bazën.

Milori: E do baza Bashën…

Berisha: Ishte një proces votimi. Të marrim edhe anën që nuk ishte një proces i rregullt. Patëm një kandidat rival, që bëri një fushatë të qytetëruar dhe reale, të civilizuar reale dhe politike. Ky kandidat e uroi fituesin. Pashë edhe problemet që kishte, ai ajo që ndodhi në Korçë, apo edhe të tjera probleme. Por nuk mund të mohohet se nuk pati një pjesëmarrje të gjerë. Votat u ndanë mes dy kandidatëve. Nuk gjykoj se është i frytshëm sulmimi i një procesi nga jashtë, pa marrë pjesë.

Milori: Zëra nga PD thonë se Basha po e ndan PD-në për interesat e tij…

Berisha: Kritikët e Bashës, dhe kanë të drejtë, ia kam thënë edhe Bashës që janë hequr nga lista në kundërshtim me statutin. Në këtë kontekst, këta duhet të ia adresonin forumeve të partisë. Ata nuk iu adresuan. Të gjithë kemi ndonjë gabim, e Basha më shumë, duhet të bëjnë analiza objektive, reale. Marrëdheniet e mia janë të ngrira në 22 korrik 2013. Aty janë ngrirë. Në këtë kontekst është koha për të marrë përgjegjësitë për forumet që kemi, qëë forumet të funksionojnë si duhet. Statuti të funksionojë si duhet.

Milori: Ju keni thënë se, Basha kishte këshilltarë mizerabël në fushatë…

Berisha: Unë i qëndroj asaj plotësisht. Pse? Së pari ajo ishte një këshillë shumë e gabuar. Nuk është vetëm ajo. Ku bazohet fushata? Ajo bazohet tek të pavendosurit. Këta janë 25 % të elektoratit e përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Ai që merr ata, merr zgjedhjet. Çfarë na ndodhi ne. Ne ishim 32 % javën e parë. Basha nisi një fushatë ndër më të shkëlqyerat në Fier. E tregoi polli italian, që është edhe më i sakti. Brenda 1 jave ne u rritëm 37 %, ne morëm 2 e Rama 1 nga të pavendosurit. Nëse do të vazhdonim në këtë mënyrë, ose dilnim 1-2 pikë para Ramës, ose pas tij. Rama e kuptoi këtë dhe këshilltarët e Bashës nuk e kuptuan. Rama ktheu 180 gradë, duke thënë se do të bënte koalicion. Ai bëri fushatë me timonin. Grupi i Ramës që testonte të pavendosurit, e panë që u bënte më përshtypje timoni. Faktikisht ai e përmbysi situatën. Nëpërmjet dekleratës së do të bëjmë koalicion, elektorati i PD-së tha se ne nuk marrim pjesë në votime. Këta ishin këshilltarët, por ky grup këshilltarësh bënë një dështim spektakolarë. Ata i thonin se mesazhi ecte, por pollet nuk ecnin.

Milori: 4 vite më parë ju kam pyetur nëse Bashës do të i jepnit formulën e suksesit. Ju thatë ja jap, por varet sa e implementon.

Berisha: Basha në këto 4 vite synoi një rrugë origjinale opozitarizmi, jo rrugën e Berishës.

Milori: Çfarë frytesh por jep …

Berisha: Frytet në kushtet shumë të vështira nuk u dhanë. Nëse BE thotë se 20% e zgjedhësve shet votën, këtu demokracia ka marrë fund. 20 % përcakton çdo rezultat. Nëse 20 % e shqiptarëve thonë se kanë shitur votën …

Milori: 200 mijë vota më pak …

Berisha: Nuk po them se nuk ka përgjegjësi, por 20 % është si shpata e Demokleut. U larguan zgjedhësit tanë që u tmerruar nga koalicioni me PS-në. Klima zgjedhore e drejta e votës, do të thotë se demokracia është ekzekutuar.

Milori: Marrëveshja e 18 majit, duket se jo vetëm që nuk ka vdekur, por edhe flitet për një qeveri me bazë të gjerë

Berisha: Nëse një lider mazhorance sillet ndaj një kryetari opozite në këtë mënyrë është një këpucaman i tmerrshëm. Demokraci pa opozitë nuk ka. Edhe unë mund të ja bëja, hajde artisti im, por këto nuk bëhen kurrë nga politikanë të qytetëruar, por nga politikanë primitivë. Mendon se duke u thënë shqiptarëve se me këtë kam marrëveshje, kujton se mund të kalojë skandalet e mëdha.

Milori: A ka vdekur marrëveshja e 18 majit…

Berisha: Po

Milori: A mund të ketë një qeveri me bazë të gjerë për integrimin e vendit …

Berisha: Asgjë nuk zgjidh. Për integrimin e vendit janë të gjithë pro. Marrëveshja për integrimin e vendit u firmos që në vitin 2012, kur me qeveria me reformat e saj eci para. Çfarë e pengoi integrimin e vendit? Opozita që denonconte skandalet, kanabisin etj… Jo nuk e frenoi. E vërteta është se për 4 vite opozita bëri një transparencë dhe të bjerë sirenave të alarmit. A u dëgjua opozita siç duhet? Jo sepse kishte edhe kundërsirenat.

Milori: Dua të kthehem prap tek qeverisja me bazë të gjerë. Kush i siguron zgjedhësit se nuk do të ketë një marrëveshje pas zgjedhjeve?

Berisha: Kam bindjen se Basha e mban fjalën. Kam bindjen se nuk mund të futet PD në një qeveri të lidhur me krimin, në një qeveri që mbron ish-ministrin e vet, që të mos dorëzohet para drejtësisë, të mos i heqë mandatin. Një koalicion me Ramën është vetëvrasës dhe një koalicion me krimin.

Milori: Po një koalicion me LSI-në..

Berisha: Opozita duhet të bashkojë çdo grimcë opozite në këtë vend, duhet të mbledhë çdo zë kundër kësaj qeverie. Opozita duhet të bashkërendojë edhe me mediat, që janë nën një presion nga ky narkoshtet.

Milori: Përmendet lidhjet e qeverisë me krimin, ka dosje që opozita i ka bërë publike. Basha thotë se ka dosje të tjera. Ku janë këta dosje … Ku është opozita

Berisha: Është e vërtetë që PS-ja dosjeve me emër e mbiemër ti kundërvihet me shpifje. Kjo është banale. Në dokumente ndërkombëtare shumë të rëndësishme figuron se dëmi i sjellë nga CEZ është 600 milionë euro. Këto para janë ndarë mes Ramës, CEZ e ministrave të tij. Afera e inceratorëve. I njëjti person që merr djegësin në Elbasan e merr për 22 mln euro dhe ja shet një kompanie italiane për 13 mln euro. Fut në xhep 9 mln euro e gjithçka jashtë çdo procedure, duke firmosur brenda  1 dite 9 dokumente që nuk mund të bëhet kurrë diçka e tillë. Të lëvizin 9 ministri në një ditë, këtë e bën vetëm kryeministri. Djegësi i Fieri i dhënë Klodian Zotos, këshilltarit të Arben Ahmetajt, për 29 mln euro dhe dhënë një firme italiane për 15 mln euro, e duke futur në xhep 14 mln euro. Famozja Nushi merr qindra milionë euro për ti ndarë me klanin Nushi e Rama.

Milori: PS ka artikuluar dy akuza konkrete. E para për pagesat e lotimit nga PD në qeverinë amerikane. Keni dijeni dhe cili është opinioni juaj për këtë lobing?

Berisha: Nuk kam dijeni për këtë lobim, nuk kam dijeni për financat e PD-së. Sot KQZ-ja e ka marrë në shqyrtim këtë çështje.

Milori: Balla është shprehur se po prishen provat …

Berisha: Ata mundohen të mbulojnë mullarët me gjilpëra në kashtë. E kapën këtë punë në parajsat fiskale. E dini ju kush është në këto parajsat fiskale? Banka e madamë Ramës. Kokë e këmbë. BE po përdor një standard të ri për parajsat fiskale. Banka e madamë Ramës është e regjistruar në parajsa.

Milori: Nëse nuk janë regjistruar dokumentet e lobimit…

Berisha: Ka periudha për deklarimin e parave, kush ka përgjegjësi le ti mbajë. Vetëm një ministër i qeverisë u akuzua për 20 mln euro para për fushatën elektorale.

Milori: Balla flet për një ryshfet për çështjen Rapiskan… flet për një kompani të lidhur me Sali Berishën që ka blerë shërbimin për 4 dollarë.

Berisha: Unë ju ftoj të klikoni dhe gjeni shkrimin në Bloomberg. Në asnjë fjalë e rresht nuk citohet Sali Berisha, emri i të afërmve të tyre, kompani të lidhura me Sali Berishën. Të gjitha këto janë shpifje të ulëta të Edi Ramës. E vërteta është kjo: E nisur strikt ndaj interesave të sigurisë kombëtare, pikat e kalimit të kufirit, porteve dhe aeroporteve. Aeroportin e ka një firmë edhe pse e ka më një marrëveshje të pafavorshme. Aty ka një cedim shumë të madh, që prej grabitjes. Së dyti, doja të siguroja portet. Për këtë hapa një tender. Kush e fitoi? Vilma Nushi, pa asnjë eksperiencë, muratori që nuk kishte as 2 mijë euro në llogari, ortaku i Olsi Ramës, apo njëshi i botës? E fitoi njëshi i botës. Rapiskani është njëshi i botës për skanerat. Cili do të shkojë e të marrë dokumentet. Rama e kundërshtoi këtë. Aktin e parë që ai bëri, Rama e anuloi me një urdhër –ekzekutiv një vendim të parlamentit duke ia çuar të gjitha në favor të kompanisë. Mori Sheri Bler, me një kosto prej 600 mijë eurosh dhe ajo i tha mos e zgjat sepse do të duhet të paguar 600 mln dollarë sepse aty janë të gjitha në rregull. Por nuk të lë vëllai Olsi. Çfarë bëri, ai anuloi urdhrin dhe futi buxhetin e shtetit. Rama u fut dhe tha se paratë do ti jap unë nga buxheti. Pika 5 e kontratës së re thotë që brenda 1 muaji duhet të krijohet një kompani në Shqipëri, por kontrata thotë se përgjegjësinë e ka kompania Rapiskan në Kaliforni. Kjo është kontratë e rregullt dhe jo si kontrata e Ramës që i jep Pegasusit të Olsi Ramës lojërat e fatit.

Milori: Kalojmë tek kryeprokurori i përkohshëm. Në orën 18:00 është mbyllur orari i kandidaturave. Si ju duket e gjithë kjo procedurë …

Berisha: Thjeshtë është shndërrimi i Edi Ramës në kryeprokuror, reforma përfundoi me bërjen e Edi Ramës kryeprokuror i Shqipërisë.

Milori: Ambasadori Lu është pro këtij prokurori…

Berisha: Ambasadori Lu është plotësisht në konflikt interesi. Edi Rama të bëhet që nesër kryeprokuror. Kushtetuta është marrë peng. Druaj se do të merret peng kushtetuta. Nëse merret peng ajo, ti shuan opozitën me kushtetutë. Çfarë kërkon opozita? Të zbatohet kushtetuta që zgjedh kryeprokurorin me 84 vota. Nëse nxjerr ligje për të rrëzuar kushtetutën atëherë merr fund shteti ligjor. Nuk ka ligj që rrëzon kushtetutën. Opozita po kërkon që të vijë një njeri i vettuar. Ky ambasador, bashkë me ambasadoren tjetër, a nuk u ka thënë shqiptarëve të paktën nga 1500 herë, vettingu, vettingu… dhe tani e shkelmonë. Nëse Edi Rama e shkelmon e dhunon opozitën në këtë mënyrë, atëherë unë besoj se opozita ka mundësitë për ti dhënë përgjigjen e merituar. Unë e gjykoj këtë në aktin më të rëndë të 27 viteve.

Milori: Z. Lu është shprehur sot për zgjidhjen…

Berisha: Donald Lu është në konflikt interesi. Z. Lu kërkon largimin e Adriatik Llallës. Ky i fundit e ka akuzuar Ambasadorin Lu për korrupsion të rëndë. Ai duhej ti përgjigjej Llallës. Nëse ambasadori kërkon të përfshihet në jetën publike, politike, atëherë ai duhet të vuajë pasojat. Unë kam pritur që ambasadori Donald Lu ti përgjigjej kryeprokurorit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka pasur, por nuk ka ndodhur që kryeprokurori i shtetit të akuzojë një ambasador me terma konkretë. Nëse ambasadori nuk i dha përgjigje, atëherë ka diçka aty. Ai është në ‘full conlfikt of intere’. Ai ka folur për emra të përveçëm për kryeprokurorin. Ai ka dalë jashtë funksionit të tij.  Ai është shprehur dhe ka ofruar emra. Nuk ka asnjë komision parlamentar që ka kërkuar interpretim të ligjit. Ka kërkuar Edi Rama dhe në funksion të tij i jepet këshilla. Jepet shembulli më negativ.

Milori: Z. Lu ka thënë se në muajin janar do kapen peshq…

Berisha: Lajmet bombë, për fat të keq janë faktuar. Presidenti i SHBA ka një meritë të madhe, është nocioni ‘fake neës’. Ky është leksioni më i mirë, për gazetarë, politikanë etj. Për çfarë peshqsh flet ai? Kur vjen fjala për Saimir Tahirin ai u kujton shqiptarëve burgjet e diktakturës. Doli ambasadori amerikan në OSBE që tha se Tahiri është i përfshirë.

Milori: Reforma në Drejtësi …

Berisha: U tha që në shkurtin e vitit 2016, Reforma në Drejtësi do të ishte aktive. Por tani pas 16 muajsh asgjë nuk ka ndodhur. Sot jemi në situatën ku po kërkohet të zgjidhet një kryeprokuror. Opozita nuk e ka vonuar. E ka vonuar shoqëria civile e Edi Ramës. E ka vonuar bordi i shoqërisë civile i kontrolluar nga Edi Rama. Ky prokuror i ri, do të bllokojë dosjen e ‘Xibrakës’. Rama është peng.

Milori: Mazhoranca sjell rastin e Kroacisë ku u arrestua ish-kryeministri. A mendoni se do të shkojë në këtë nivel…

Berisha: Do të ishte gjë shumë e madhe të shkonte në çdo nivel. Por Edi Ramës sapo i përmendëm kryeministrin e Rumanisë, ai u tërbua sepse ishte kryeministër në detyrë. Do të shkojë reforma, por jo sa të jetë Ram kryeprokuror. Ne jemi në kushtet e narkoshtetit.

Milori: Sot Tahirit i është dhënë një urdhër nga gjykata që të mos dalë jashtë shtetit. Ju duket si një hap drejt çuarjes deri në fund të çështjes Tahiri?

Berisha: Çështja Tahiri është ndërkombëtare, thellësisht ndërkombëtare. Deklarata që dha ambasadori i SHBA në OSBE, Vjenë ishte qëndrimi i qeverisë së SHBA. Kjo çështje është ndërkombëtare. Ambasadori i SHBA e tha tullë, që kjo është një çështje krimi e jo burgjesh komuniste. Janë vizitat e njëpasnjëshme të ministrave italianë. Brukseli është shprehur se çështja Tahiri është kryesorja. Kur ja thonë opozitës, këtë ja thonë edhe Ramës. Çështja Tahiri është e komplikuar. Ai ka dosjet për ta. Nuk kishte shpjegim ndryshe kthimi në mbrojtje të tij. Ai ju tha se do të dëmtonte çdo njeri që nuk e mbronte.

Milori: Nëse prokurori i ri nuk do ta çojë deri në fund çështjen Tahiri a mendoni se është një çështje e mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë?

Berisha: Çështja Tahiri e ka rrëzuar qeverinë Rama. E bënte Tahiri trafikun me bekimin e Edi Ramës. Janë dhjetëra raporte të SHISH që kryeministri i hodhi në kosh. Çështja Tahiri e ka rrëzuar Ramën dhe kjo qeveri nuk mund të rrijë më shumë se 1 javë.

Milori: Por në Bruksel po fryn një erë e mirë, ka ardhur me deklarata…

Berisha: A ju kujtohet fluturimi i Ramës nga Berlini në Tiranë ku erdhi e tha se e kemi marrë, ndërsa Merkel i kishte thënë se janë 5 kushte. 2018 është vit vendimtar.

Milori: 2018 po, por Edi Rama është kryeministër dhe është kapital për të…

Berisha: Kjo është kapital për Shqipërinë dhe jo për Edi Ramën. Edi Rama ka marrë një paralajmërim nga Brukseli. Ky dhjetor është muaj reagimi. Çdo shqiptar duhet të reagojë ndaj kësaj qeverie.

Milori: Nëse opozitës do ti kërkohej një qeveri me bazë të gjerë nga ndërkombëtarët…

Berisha: Unë nuk jam në kupolën drejtuese, por si deputet unë them se nuk mund të bëhet një qeveri me narkoshtetin.

Milori: SI ju duket Ilir Meta si president…

Berisha: Presidentit me ndryshimet kushtetuese i kanë reduktuar në shkallën më ekstreme kompetencat. Në tërësi në Shqipëri, funksioni i Presidentit ka qenë ceremonial, por ka pasur një pushtet në drejtësi. Ilir Meta po përballet me një qeveri që kërkon ta minojë në çdo rast. Po marr rastin e shefit të SHISH. Edi Rama në minimumin e etikës nuk mund ta vinte atë përballë faktit të emrit të ri, pa marrë miratimin paraprak. Ai nuk është ministër. Drejtorin e këtij shërbimi, presidenti nuk mund të firmosë me sy mbyllur.

Milori: A mendoni se do të ketë një lëvizje të Metës para zgjedhjeve lokale.

Berisha: Që Veliaj po konturohet si rival i Edi Ramës kjo është evidente. Që Meta i ka pasion këto shortkat edhe i kap. Por a lejon posti i Presidenti të merret me këto? Nuk e lejon. A do ta shkelë ai kodin e presidenti, mbetet për tu parë. Ekziston një lloj flirti mes tyre, ekziston, nuk mund të them se nuk ekziston. Ne ta shohim se çfarë do të ndodhë.

Milori: Festat në Shqipëri do ti kaloni..

Berisha: Festat i kalojmë gjithmonë në Shqipëri. Shkëmbejmë disa dhurata modeste, u them fëmijëve që të shkojnë ku të duan, por në asnjë vend të botës nuk i kemi kaluar, vetëm në Shqipëri.

Milori: Si do të jetë 2018…

Berisha: Nga skandali në skandal do të shkojë. Shqiptarët duhet të mblidhen. Saimir Tahiri ishte një rast i mjaftueshëm për ta rrëzuar qeverinë. Para 1 jave u takua me Gjushin, para 4 ditësh u takua me don Lalën. Shpresoj që në 2018 shqiptarët të ngrihen kundër kësaj diktature mbi qytetarët.