Elhaida Dani flet për çmimin e dytë: ”Të gjithë ishin kundër”

Finalja e ”Këngës Magjike 2017”, edicioni 19-të pati shumë supriza. Një ndër po ishte edhe votimi, ku me vetëm 11 pikë diferencë, Anxhela Peristeri fitoi ndaj Elhaida Danit. ”E ngrirë” e Danit, u votua deri në momentin e fundit nga kolegët dhe nga ky festival, artistja u nderua me çmimin e ”Kritikës” dhe me çmimin e ”Dytë”.

Elhaida nuk kishte reaguar që pas natës finale, dhe sot nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ndan ndjesitë që mori nga kjo garë. Që në fillim e thekson se i ka pasur kundër si stafin dhe familjen për këtë pjesëmarrje.

”Të ngjitesha në atë skenë për mua ka qenë një përgjegjësi e madhe! Në fillim stafi dhe të afërmit e mi ishin të gjithë kundër kësaj pjesëmarrjeje në Kënga Magjike. Më thonin që po rrezikoja shumë”, shkruan Dani.

Artistja vijon duke thënë se frymëzimi i saj që krijoi ”E ngrirë”, duhesh tu këndonte në një skenë të madhe Shqiptare. ”Por unë e dija që këtë këngë, që një natë më kishte frymëzuar të kompozoja, doja ta këndoja në një skenë të madhe Shqiptare!”.

Elhaida shton se më shumë se sa çmimet, nga festivali i Këngës Magjike, mori dashurinë e fancave të saj. ”Nuk mund të jem më e lumtur sesa sot ! Kam marrë nga ky festival më shumë se sa çmime. Kam marrë dashurinë tuaj dhe sot ndihem akoma më afër jush që më mbështesni prej vitesh!”.

View this post on Instagram

Të ngjitesha ne ate skene per mua ka qene nje pergjegjesi e madhe ! Ne fillim stafi dhe te afermit e mi ishin te gjithe kunder ksaj pjesmarrjeje ne KM. Me thonin qe po rrezikoja shume… Por une e dija qe kete kenge qe nje nate me kishte frymezuar te kompozoja doja ta kendoja ne nje skene te madhe Shqiptare ! Dhe nuk mund te jem me e lumtur se sa sot ! Kam marr nga ky festival me shume se sa cmime. Kam marr dashurine tuaj dhe sot ndihem akoma me afer jush qe me mbeshtesni prej vitesh ! Faleminderit @arditgjebrea per kete produksion te nje niveli shume te larte ! Faleminderit @aldonlipe qe personalizove performancen time deri ne detaje te akullta ! Faleminderit @darkodimitrov per orkestrimin dhe prodhimin e kesaj kenge! You are the best ! Faleminderit @pandastudio.ts sepse atje krijojme cdo dite bashke ! Faleminderit @frederikaartimartesor qe me krijove me kaq profesionalizem nje veper arti ku perlat personifikonin kristale akulli. Faleminderit @miranda_dupi qe je gjithmone prane meje per cdo detaj ne lookun tim! Faleminderit @class_make_up @erjona_erol @monalizakasaj qe me beni te ndihem dhe dukem si princesh gjithmone me duart e tua te arta ! Faleminderit @orsolamema @class_photography_ qe prej vitesh me ndihmon të ruaj momentet me te bukura te mia me aparatin tend! Por mbi të gjitha faleminderit familjes sime qe me mbeshtet ne cdo hap #nomatterwhat dhe stafit tim ne te cilin besoj prej vitesh ! FALEMINDERITTTTTT 🙏🏻❄️ #engrire #cmimiikritikes #cmimiidyte #kengamagjike2017

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on