Testet mjekësore me Realin? Icardi: Ja e vërteta e ‘transferimit’ tim

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet mediatike të cilat kanë përfolur një kalim të tij tek Reali i Madridit.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, argjentinasi ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë në Milano.

“Vizita mjekësore në Real? Gënjeshtra. Gjithçka është gënjeshtër…Të jem i qartë për këtë, jam shumë mirë në Milano, të gjithë e dinë këtë. E dua qytetin, po luaj dhe po shënoj shumë gola dhe jam kapiten i një skuadre të madhe: Interi është i rëndësishëm për mua”, ka thënë Icardi.