Ja kush është kandidati i parë për kryeprokuror dhe lidhjet e tij me një kryebashkiak

Mazhoranca socialiste e cila qeveris edhe vendin, dje ka vendosur që mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla ka përfunduar. E pa kaluar ende 24 orë nga vendimi, ka dalë edhe kandidati i parë për kryeprokuror të përkohshëm.

Ai është kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi. Vetëm pak ditë më parë, mediat kanë shkruar se Elezi është një sponsorizim i fortë i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe kreut të OSHEE-së, Ardian Çela.

Siç edhe shkruhej në media, emri i Ferdinand Elezit është lënë në tavolinën e Edi Ramës pikërisht nga Dako, i cili është duke lobuar fuqishëm që mazhoranca socialiste të votojë atë si kryeprokuror të ri të përkohshëm.

Por pse kërkon Vangjush Dako që Ferdinand Elezi të bëhet kryeprokuror i ri edhe pse i përkohshëm. Ndaj kryebashkiakut të Durrësit është një hetim në vazhdim për lidhje të tij me një bandë kriminale në qytetin bregdetar, që i janë bërë favore në këmbim të mbledhjes së votës në zgjedhjet e qershorit 2017.

Përgjimet ndaj Vangjush Dakos janë bërë nga misioni EULEX në Kosovë dhe dosja më pas është hapur edhe në Shqipëri. Me vendosjen e Elezit në postin e kryeprokurorit edhe dosja ndaj Vangjush Dakos do të kalojë në kalendad greke.

Image

/ SYRI.net