Besi paska super kunatë, ja çfarë i bën

Kemi parë marrëdhënien e motrës së Besit dhe Xhensilën, pasi kanë bërë puçi-puçi nëpër Instagrame shpeshherë. Po ne s`paskemi parë marrëdhënien mes Besit dhe kunatës së tij, motrës së Xhensilës.

Alba është nga ato vajzat që s`ka përfituar nga fama e motrës se ka qëndruar në hije, jo si ca motra të tjera.

Megjithatë, e gjetëm në Instagram dhe ia pamë një postim që sapo ka bërë, jo për motrën po për kunatin. “I madh”, ka shkruar në foton e shkrepur nga Tv, kur Besi luante rolin e Insta Girl në “Kënga Magjike”.

Nuk paska shkuar në Pallatin e Kongreseve, ama po e duartroket nga shtëpia. Aq shumë është emocionuar nga kunati, sa kolegun e Besit, Erion Isain e ka ndarë në mes.