Berisha: Gëzuar 8 dhjetorin, Azem, ti je gjallë!

Me rastin e 8 dhjetorit në ditën Kombëtare të Rinisë, urimet e personaliteteve të politikës nuk kanë munguar. Në një postim në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar sot qytetarëve shqiptarë, “gëzuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë!”

Mesazhi i Berishës

Miq, më 8 dhjetor 1990, tribuni legjendar Azem Hajdari se bashku me studentët liberatorë, në një përballje epike me diktaturen staliniste të bllokmeneve hoxhistë, hapi dyert e lirisë për shqiptarët, asokohe kombin më të shtypur të botës! Nderim përjetë veprës së pavdekshme të studentëve dhe liderit të tyre, tribunit të lirisë Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë!”