“Prokurori të zgjidhet me vetting jo nga politikanët e korruptuar”, ja si i përgjigjet Rama-komentuesit

Çështja e Prokurorit të Përgjithshëm përveç se politikën ka përfshirë edhe opinionin publik. Të gjithë janë kuriozë të dinë se kush do ta pasojë Adriatik Llallën, të cilit tashmë i ka mbaruar mandati. Dje kryeministri Edi Rama ftoi opozitën dhe kreun e PD-së Lulzim Basha për të gjetur një zgjidhje të përbashkët si shenjë për akt për Evropën që duam.

Por një komentues i ka shkruar kryeministrit se Prokurori duhet të zgjidhet me vettingun jo nga politikanët, pasi sipas tij janë të gjithë të korruptuar. Nga ana tjetër kryeministri i rekomandon të lexojë sepse e ‘ka mendjen të lehtë si pupla’.

REPLIKAT
Komentues: Me duket se kërkon të shpëtosh pisllëqet e Ilirit edhe Berishës!! Leji këto traplliqe. Prokurori të zgjidhet me Vetingun jo nga ju. Ju jeni të gjithë të korruptuar. Kush më pak edhe kush më shumë. Edhe ti po bën ca lëvizje që s’po na pëlqejnë shumë! Ki kujdes se po humb besimin!! Si prsh Ilir Floririn President, Vishon që kushedi se agjent i kujt ishte!! Me duket po riciklon pisllëqet!!

Edi Rama: Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skënderbeut dhe pozat me kostum e me kravatë, se mendjen e paske të lehtë si pupla e gjelit i dashur Olti! Por unë nuk dyshoj që ti je patriot dhe si patriot të sugjeroj të shkosh në shkollë e nëse ke shkuar të lexosh sa më shumë që ta rëndosh peshën e mendimit dhe mos flasësh në hava duke harruar deri edhe edukatën që me siguri e ke.

Rama komente

/BW