Mesazh për Bashën, Shehi: Shpresoj të më dëgjojë

Aleati i PD-së, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, thekson se kryeministri Rama ka tendencën për të marrë çdo pushtet, e për këtë ai solli shembullin e Federatës Shqiptare të Futbollit për drejtimin e së cilës përflitet se do të kandidojë ish-kryeministri Bashkim Fino.

Duke iu referuar edhe kërkesës së Ramës për bashkëpunim me opozitën për integrimin dhe zgjedhjen e kryeprokurorit, Shehi kishte një këshillë për Lulzim Bashën.

“Unë dua të them diçka që të shkojë në veshin e Bashës, jo çdolloj marrëveshje që bëhet shkon në favor të demokracisë. Marrëveshjet midis personave apo partive, bëhen institucione dhe fillon të kaplojë që kanë pavarësinë vetë institucionet. Basha ka detyrë të gjejë personazhe që të hapë letrat e të dyja palëve dhe jo t’i mbyllë ato. Ajo marrëveshje nuk duhet të zëvendësojë debatin publik e institucionet”, tha Dashamir Shehi.