Shënoi kundër Dortmund, Ronaldo thyen një tjetër rekord në “Champions League”

Cristiano Ronaldo në takimin kundër Dortmund që po luhet aktualisht në “Santiago Bernabeu” ka shënuar një nga 2 golat për ‘galaktikët’. Futbollisti portugez me këtë rrjetë të realizuar kundër gjermanëve thyen një tjetër rekord në “Champions”.

“Galaktiku” i Realit para ceremonisë që do të zhvillohet nesër për “Topin e Artë” ku pritet të triumfojë për të pestën herë, është bërë futbollisti i parë që shënon në 6 takime të fazës në grupe të “Championsi-t”.

Ndërkohë, 114 gola ka shënuar Cristiano Ronaldo në “Champions League”, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e kësaj veprimtarie.