”Sakrifica” e ministres për familjet e prekura: Jep rrogën

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një takim me drejtorët e shkollave pas përmbytjeve ka thënë se tashmë duhet ndihmë për familjet e prekura. Ministrja theksoi se pagën e saj këtë muaj do ta japë për të prekurit nga përmbytjet. ”Kemi vendosur në dispozicion numrat e llogarive për ata që mund të ofrojnë ndihmë. Unë dedikoj rrogën mujore për të prekurit nga përmbytjet”, deklaroi Nikolla.