Rama: Përfaqësuesit e lartë të BE, më optimistë se asnjëherë për çeljen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me foto nga takimet e tij gjatë vizitës zyrtare në Bruksel dhe takimeve me krerët më të lartë të BE-së.

Rama Bruksel (9)

Rama thotë se përfaqësuesit e BE konfirmuan progresin e Shqipërisë dhe u shprehën më optimistë se asnjëherë për çeljen e negociatave.

Rama Bruksel (8)

“Dje gjatë takimeve me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian, për rezultatet bindëse të Shqipërisë në rrugën drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Familjen e Evropës së Bashkuar, ku të gjithë njëzëri konfirmuan progresin mbresëlënës dhe u shprehën më optimistë se asnjëherë më parë për çeljen e negociatave në kohën e përcaktuar si objektiv nga qeveria shqiptare🇦🇱🇪🇺”, shkruan Rama.

Rama Bruksel (3)