Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë?! Ambasadori: Konica e kishte gabim

Pas vitit 1997, kur e vizitoi Shqipërinë për herë të parë, Romano Prodi, u shpreh se vendi ka bërë progres të madh. Duke i shquar shqiptarët për bashkëpunim të mirë me komunitetin ndërkombëtar, ish-kryeministri italian tha se ritmet e integrimit në Bashkimin Europian duhen përshpejtuar.

Prodi: Procesi i integrimit në BE është ende shumë i ngadaltë dhe duhet të përshpejtohet.

Kreu i prezencës së OSBE, Berndt Borchardt, vlerësoi rolin e OSBE përgjatë viteve në Shqipëri duke thënë se vendi ynë tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara.

Borchardt: Vetëm 20 vjet më parë, Franz Vranitzky dhe Prezenca e OSBE-së erdhën këtu për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë. Sot, jemi shumë larg nivelit të atyre ditëve. Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha.

Ambasadori austriak, Johan Sattler, huazoi dy shprehje shqip  për të treguar ndërthurrjen e rolit të të huajve në vendin tonë, dhe përgjegjësinë që kanë vetë shqiptarët për të ndërtuar vendin e tyre.

Sattle: Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë.

Por Ambasadori Sattler tha se Faik Konica ishte gabim pasi Shqipëria do të bëhet me shqiptarët pasi i zoti e nxjerr gonmarin nga balta, siç tha ai.

Konferenca e OSBE mbi rolin e ndërkombëtarëve në tranzicionin shqiptar ka për qëllim të nxisë studime mbi këtë rol, të sjellë kontributin e akademikëve dhe dëshmitarëve dhe të frymëzojë debat politik.