Juristët e Kuvendit: Prokurori zgjidhet me 84 vota

Komisioni i Ligjeve nderkohe ka nisur procedurën për zgjedhjen e pasuesit të Adriatik Llallës.  Shumica ka deklaruar se do të zgjedhë një prokuror të përkohshëm me shumice te thjeshte deri në ngritjen e KLP, gje qe kundershtohet nga opozita.
Nderkaq mesohet se edhe Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend në një memo drejtuar Komisionit të Ligjeve shkruan se Kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
Drejtoria brenda Kuvendit thotë se nuk mund të merret në bazë ligji organik për prokurorinë, por duhet të referohemi te Kushtetuta dhe pasuesi i Llallës duhet të zgjidhet me 84 vota dhe jo sikur ka deklaruar SHBA me BE përmes dy misioneve në Shqipëri, me shumicë të thjeshtë.
Në këtë situatë mbetet që memo të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve që mund të jetë nesër në orën 12:00 shkruan java.al

I gjithë ngërçi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nis nga fakti se KLP ende nuk është ngritur, pasi nuk ka zgjedhur anëtarin nga Shoqëria Civile. Nisur nga përplasja duket se do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit nëse do i drejtohet Partia Demokratike.

Sot ka dalë emri i Spartak Ngjelës si një zgjidhje për një Prokuror të Pavarur.