Iku Bujar Muça, KQZ i jep mandatin e PDIU-së, Elena Xhinës

Komizioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e deputetit të PDIU, Bujar Muça. Ky mandate i kaloi pasueses në listën e kandidatëve, Elena Xhinës.

Elena Xhina, ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit. Për 10 vjet ka ushtruar profesionin e avokates, ndërsa për 2 vjet mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.

Pak ditë më parë Bujar Muça dorëzoi mandatin e deputetit për arsye personale.