Thethi i bllokuar,bashkia e Shkodrës tenton të hap rrugën,por pa sukses

Pavarësisht ndërhyrjes së bashkisë Shkodër, rruga Qafe Thore- Theth vijon të jetë e bllokuar.

Deklarata erdhi nga nënkryetari i bashkisë Shkoder Arben Gjuraj, i cili u ndal edhe tek problematika e rrugës së Dukagjinit që sipas tij mbetet mjaft problematike gjatë gjithë stinëve të vitit.

Rruga në Qafqn e Thorës është e pakalueshme. Qytetarët tentojnë të kalojnë, por ne nuk e këshillojmë një lëvizje të tillë”, tha Gjuraj.

Gjuraj ka bërë të ditur se në një pjesë të Dukagjinit energjia elektrike është rikthyer falë riparimit të bërë në HEC- in e Ndërlysës, megjithatë mungesa e investimeve në rrjetin elektrike në këtë zonë e bën mjaft problematike situatën.

 “Problematikat në Dukagjin janë edhe të mbartura për shkak të një mungese totale në infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike. Gjatë këtyre ditëve është bëre e mundur që të furnizohet një pjesë e dukagjinit, por linjat atje janë në një gjendje të pabesueshme për ditët e sotme”, u shpreh Gjuraj.

Edhe pse u premtua nga shefi i emergjencave civile Shemsi Premci se rruga e Thethit nuk do të bllokohej me reshjet e para të bores.

Nuk dua të dëgjoj më që rruga  Thethit nuk mund të bëhet e kalueshme për 12 muajt e vitit. Përse nuk mund të bëhet?”, ka thënë Prençi

Ndërkohë që ky segment rrugor është bllokuar totalisht, duke izoluar banoret e  zonës së Thethit nga pjesa tjetër e vendit.