Patozi: Lulzim, çoje PD-në tek check up-i i Ramës

Partia Demokratike ndodhet në fazën e analizës së humbjes drastike në zgjedhjet e 25 qershorit. Mbi këtë analizë, ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, në një postim në facebook e këshillon kryetarin e PD-së, që ta çojë tek ”check up-i” i Ramës.

Me ironi ai shton se nëse analizat i bën Vilma Nushi, e cila ka marrë konçesionin e ”check up-it”, mbi të gjitha përgjigjet e analizës për humbjen e zgjedhjeve, do ia njohë qeveria.

”Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e “check up-it”. E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria”,-shkruan ish-deputeti i PD-së.

Statusi i Astrit Patozit:

Ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve në zgjedhje.

Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e “check up-it”.

E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria.