Ramush Haradinaj dhe Anita, në një super vallëzim në “Ballo Shqiptare” (FOTO dhe VIDEO ekskluzive)

Ka rezultuar një sukses edhe edicioni i tretë i “Ballo Shqiptare”, mbajtur në Swiss Diamond të Prishtinës dy net më parë.

I organizuar dhe kuruar me detaje nga bukuroshja Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada, ky event duket se tashmë ka krijuar traditën e saj në promovimin e kulturës, zakoneve dhe të vlerave reale shqiptare.

Në këtë mbrëmje morën pjesë personalitete të shumta të artit, kulturës, biznesit dhe politikës kosovare dhe shqiptare.

Bilbili i këngës kosovare, Ismet Peja, këngëtarja e mirënjohur Shpresa Gashi e të tjerë personazhe interesantë shkëlqyen me pjesëmarrjen e tyre.

Ndërsa prania e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj duhet theksuar që ishte një kënaqësi më vete për faktin që e nderoi eventin, por edhe për vlerësimet që dha lidhur me mesazhin e kësaj ngjarjeje kulturore.

Pas takimeve të shumta me dashamirës, ku nuk munguan fotografitë dhe përqafimet, Haradinaj e ndezi atmosferën edhe më shumë teksa mori për dore bashkëshorten e tij, Anitën dhe performuan një vallëzim veçantë në pistën e “Ballo Shqiptare”.

Më poshtë mund të shikoni çiftin Haradinaj në një video ekskluzive të “Koha Jonë”, teksa kërcejnë dhe argëtojnë mysafirët e mbrëmjes së “Ballo Shqiptare”, edicioni i tretë.

E për fund, mund të thuhet që me të vërtetë Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada janë dy femra që shndrisin me bukurinë e tyre, por tashmë ato konfirmuan që janë edhe organizatore mjaft të denja për ngjarje të mëdha kulturore. Sikurse “Ballo Shqiptare 3”.