Rama dhe Basha bashkë në Bruksel. Edhe miliarderi. Prapë darkë e fshehtë?!

Edi Rama dhe Lulzim Basha, akoma pa u tharë nga uji i përmbytjes dhe me çizmet të cilat i kanë lenë me shpejtesi te dera e dhomës VIP në Rinas, janë nisur drejt Brukselit.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, si i ftuar nga shefja e politikës së jashtme në BE, Mogherini e ku më pas do të jetë prezent në këtë takim bashkë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Miliarderi shqiptar që i takoi bashkë Ramën me Bashën në Vjenë në një darkë pazari politik e personal, ka udhëtuar drejt Vjenës për në Bruksel. Ai prapë ka rezervuar darkën tjetër në Bruksel nën masa të rrepta sigurie, ku do të darkojnë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë në Bruksel për takimet me PPE dhe me këtë rast një rrugë e dy punë, edhe në PPE për demokratët, edhe në darkë me Ramën për vete.

Dashuria mes Ramës dhe Bashës nuk është më kaq e hapur sa me 18 maj 2017, kur firmosën bashkëqeverisjen para zgjedhjeve të 25 qershorit, por ka evoluar si marrëveshje. Taktikisht është bërë “dashuri e dhunshme” në sytë e publikut, pasi nuk mundet ta gëlltisin demokratët edhe një pazar të dytë në vazhdën e 17 majit. Nga ana e tij kryeministri Rama po luan çdo gur brenda e jashtë vendit për ta ofruar Bashën në një qeveri të re të cilën do ta quajnë QEVERI KONSENSUSIT TE MADH.

Nëse e keni vënë re se si kryeministri Rama përmend në parlament emra VIP nga bota e biznesit dhe thotë, duke iu drejtuar Bashës se “A është i korruptuar X biznesmen, që ka kontribuar për PD”? Natyrisht që biznesi e heq fishën nga ai që bie dhe e fut te priza e qeverisë, por prapë luan me dy çanta; një të madhe për këtë vjen në pushtet dhe një të vogël për atë që ikën. Pra janë kjo kategori biznesi VIP, që kanë marrë dhe marrin tenderime, leje ndërtimi, koncensione, para me thasë; të cilët duan një QEVERI KONSENSUSIT TE MADH. Kjo qeveri është e tyre dhe jo e publikut.

E çfarë duhet publiku, kur oligarkia po fut në dorë gjithçka!

Të dy, Basha dhe Rama janë në Bruksel. Natyrisht që kryedemokrati do jetë i pari që do ta përgënjështroj takimin me kryeministrin në Bruksel, por më mirë të takohet hapur e në dritë të medias se sa skutave në restorante. Eshtë normale takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të një partie opozitare kryesore. Edhe kur u takuan parvjet në Vjenë, fshehurazi, Rama dhe Basha e mohuan. Dhe me pas shkuan te 17 maj i këtij viti, ku u takuan hapur, por biseduan fshehur për mbi tre orë, duke mos qenë transparentë me publikun.

Kësaj radhe shkuan në Bruksel, sejcili veçmas, për tu bashkuar për marrëveshje të re politike. U takuan për qeveri të re të përbashkët, për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, për Kodin Zgjedhor, për biznesmenët VIP që ia përmend kryeministri në publik apo për të gjetur forma për ti shpëtuar reformës në drejtësi?