Deklaratë bombë e Ylli Rakipit: Lu dhe Vllahun nuk folën për kanabisin

Deklaratë bombë e Ylli Rakipit. Në një intervistë për Ora News, drejtuesi i emisionit të “Pa Ekspozuarit” thotë se për kanabisin e gjithë politika është e kompromentuar, madje edhe vetë Ambasadorët që sipas tij nuk e ngritën zërin asnjëherë për këtë çështje.

Rakipi: Basha duhet të shkojë atje dhe tu thotë perëndimorëve që ata nuk kanë ndërhyrë të parët për kanabisin, Vlahutin dhe Ambadori i SHBA janë të parët që nuk kanë ndërhyrë për ti thënë që kjo rrugë nuk mund të vazhdojë kështu, qytetarët nuk mund të jetojnë në këtë mënyrë. Basha duhet të bëjë dhe vetë një autokritikë se është treguar shumë i tërhequr kohë më parë për të diskretituar dhe goditur, ka qenë Berisha me ato avionët që ne i merrnim si qesharakë. Mushkonja thoshin këta. Opozita e ka bërë punën e vet por me shumë vonesë. E gjithë politika është e kompromentuar me këtë rast, më pak Basha. Ai duhet tu thotë perëndimorëve pse ju nuk e keni ngritur zërin për këtë punë dhe tu thotë të ndihmojnë Shqipërinë tani. Do projekte Shqipëria që të ikë nga kanabisi, do punësim, këtu duan të ikin të gjithë. Fut një lajm në një portal që kërkohen njerëz për punë në Gjermani shpërthen rrjeti.