Përmbytjet, situatë e rënduar në Bulqizë dhe Korçë

Situata më e rënduar nga moti i keq, vijon të jetë në Bulqizë dhe në Korçë. Aksi Qafë e Buallit-Bulqizë kalohet me probleme për shkak të pranisë së ujit në rrugë.

Problemet në këtë aks vijnë edhe si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve. Ndërkohë, të dëmtuara nga përmbytjet janë edhe dy ura, ndërsa është në rrezik edhe argjinatura e lumit Drin, në Gjoricë.

Përsa i përket Korçës, lumi Devoll ka dalë nga shtrati duke përmbysur nënstacionin e Zemblakut. Niveli i ujit pranë këtij nënstacioni ka arritur 1 metër dhe rrezikohet furnizimi me energji elektrike.