Ndryshimi i Çanit na fut në mendime: Përse vallë? (FOTO)

Arjan Çani rrallëherë vendos të ndryshojë diçka në pamjen e tij, por kur e bën sigurohet që ndryshimi të jetë më shumë se i dukshëm. Mbrëmjen e djeshme tek ‘Zonë e Lirë’, Çani si kurrë më parë është shfaqur me mustaqe.

Dhe për hir të së vërtetës moderatori duket krejt ndryshe. Nuk dimë të themi nëse mustaqet i kanë rritur padashje disa vite në moshë apo thjesht ende s’jemi mësuar ta shohim kështu.

Ndonëse arsyen e vërtetë të lënies së tyre Çani nuk e tha, ai iu drejtua audiencës duke i futur kështu në mendime. Madje ai premtoi se do t’i jap 100 euro të parit që gjen arsyen e ndryshimit. Përse t’i ketë lënë vallë?!