Bukuri që vret! Përmbytja nga…

Të gjithë e kujtojmë 8 nëntor e viti 2016, ku u përmbyt autostrada dhe bizneset e mëdha, e njëjta situatë si këto përmbytje. Asokohe, banorët i shkruan një letër kryeministrit, Edi Rama ku i thonin që dekorimi i palmave mbylli ose ngushtoi kanalet dhe se ky ishte shkaku kryesor i përmbytjeve.

Qytetarët në letër i kërkonin të ndërhynte që kjo situatë mos të përsëritej, sepse humbjet një vit më parë ishin mbi 10 milionë dollarë. Bëhet fjalë për sipërmarrje dhe emra biznesmenësh që kryedemokrati, Lulzim Basha u përmend emrat shpesh në seancat parlamentare.

Edhe dy vjet më parë, po në nëntor, kreu i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi hodhi akuza ndaj inxhinierëve projektues të autostradës Tiranë-Durrës që kanë përmirësuar anën estetike duke vendosur drita dhe palma, por nga ana tjetër nuk kanë menduar për funksionalitetin e saj duke ngushtuar kanalet kulluese të ujit.