Përmbytje pranë Janinës, bllokohen akse nacionale, rrezik shembja e shkëmbinjve

GREQI- Jo vetëm Shqipëria po vuan pasojat e përmbytjeve. Mediat greke raportojnë se përmbytje të mëdha kanë ndodhur pranë Janinës. Në këtë zonë është përmbytur rruga “Egnatia” në vendin e quajtur Kutseliu.

permbytje greqi 2

Bëhet fjalë për rrugën paralele që të çon në 4 fshatra që është bllokuar dhe paralajmërohet për kujdes pasi ka rrezik nga shkëmbinjtë që mund të bien. Situata po mbahet nën kontroll.