“Gomorra 3” dhe Napoli-Juve, Genny: Insigne, aktor ideal. Sarri, si Don Pietro

Prej 12 tetorit, çdo të enjte në mbrëmje, në Top Channel vijon të shfaqet seriali i famshëm televiziv “Gomorra”, bazuar mbi librin me të njëjtin titull të Roberto Savianos, me regji të Matteo Garrones.

Por, aktori Salvatore Esposito, i cili interpreton Xhenin (Xhenaron) në këtë film, nuk mund të mos flasë për pasionin e tij për skuadrën napolitane, për më tepër tani që gjendet në krye të renditjes së Serie A.

“Kë do të shihja si aktor të mirë për te Gomorra? Me siguri Insignen, ai do të ishte personi i famshëm i duhur në krah të Xhenit”, është shprehur Salvatore Esposito.

Në një intervistë telefonike nga Los Angeles, ku ndodhet mes pushimeve dhe punës, Salvatore Esposito, interpretuesi i Genny Savastano në serialin “Gomorra”, lëshon edhe batuta për mikun e tij Lorenzo.

“Ai ëndërronte të bëhej futbollist i Napolit, luante në rolin e portierit, por si pa e kuptuar iu vërsul aktrimit dhe tashmë është protagonist i serialit më të dashur e më të ndjekur edhe jashtë”, shton ai, e më pas tregon se edhe Maradona është një fans i rregullt i serialit. Por, i pyetur se kush është “Don Pietro” i skuadrës së Napolit, ai përgjigjet shpejt: Sarri!

Të premten, në kanalet italiane do të transmetohen pjesë të sezonit të tretë të “Gomorrës”, gjë që përkon me të njëjtin orar me ndeshjen Napoli-Juventus. Por “Sky” ka vendosur t’i transmetojë episodet e reja mëngjesin e një dite më pas. Për këtë, Salvatore, një tifoz i apasionuar i Napolit dhe i çmendur pas merkatos së futbollistëve, do të jetë në hotel për të ndjekur nga kompjuteri i tij ndeshjen e Serie A. /TCh