+18/ Ish-Zonja e Parë e Francës kujton mikun e ndjerë me një FOTO lakuriq, që ia kishte bërë ai

Jeanloup Sieff ishte fotograf francez, por që u rrit nga prindërit polakë. Ai është i famshëm për portretet e politikanëve, artistëve të famshëm, peizazheve, si dhe natyrës së qetë.

Punimet përmbanin kryesisht ngjyrën e zezë dhe të bardhë, e cila mund të shihet tek modelet me famë botërore. Disa imazhe të tilla i ka realizuar edhe me modelen dhe këngëtaren italiane, ish-Zonjën e parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozy. Kjo e fundit e ka kujtuar të ndjerin në ditëlindjen e 84-t përmes një mesazhi të shoqëruar me një imazh nudo.

“Sot, ne festojmë jetën dhe trashëgiminë e një fotografi të mrekullueshëm, i cili ka realizuar konceptet e tij me ndjeshmëri dhe liri të plotë. Lakuriqësia kurrë nuk është kapur në mënyrë kaq poetike sa që i ka përngjarë realitetit. Urime për ditëlindjen, Jeanloup Sieff”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Sarkozy. 49-vjeçarja muaj më parë i është rikthyer modës, duke sfiluar për Donatella Versacen në Milano.

©