Kupa e Shqipërisë, triumfojnë të mëdhenjtë

Kukësi, Skëndërbeu dhe Flamurtari janë thuajse me një këmbë drejt çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pas fitoreve të siguruara në ndeshjet e kësaj të martë ndaj Erzenit, Besëlidhjes dhe Turbinës, respektivisht.

Kampionët në fuqi të Superiores mposhtën 4-1 shijakasit në transfertë, duke e bërë thuajse formalitet ndeshjen e kthimit, ndërsa “ujqërit e dëborës” mundën minimalisht 1-0 lezhjanët, me një gol të Kelmendit.

Flamurtari siguroi një fitore tenistike 6-1 ndaj cerrikasve, duke siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë, duke e bërë thuajse të pavlefshme takimin e kthimit në Vlorë.

Në ndeshjet e tjera, Kamza u ndal në barazim 1-1 me Teutën, ndërsa Luftëtari u mposht 2-1 nga Bylisi. Kurbinasit e Laçit, ndërkohë, mposhtën 3-1 Lushnjen në takimin e parë të luajtur në fushën e myzeqarëve.

Në orën 18 pritet të luhet “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, ndërsa të enjten do të luhet edhe sfida e fundit mes Pogradecit dhe Partizanit.