Tevez largohet nga Kina, a do të jetë ky klubi i ri?

“Tuttosport” shkruan se Boca Juniors e mirëpret rikthimin e tij, por Carlos Tevez kërkohet edhe nga klube tjera.

Carlos Tevez do të largohet nga klubi kinez, Shanghai Shenhua.

Sulmuesi argjentinas ka vendosur të përfundojë aventurën në futbollin kinez.

Andaj, lajmi ka zgjuar interesim nga shumë klube për transferimin e tij.

“Tuttosport” shkruan se Boca Juniors e mirëpret rikthimin e tij, por Tevez kërkohet edhe nga Besiktas, përcjell “lajmi.net”.

Flamengo po ashtu dëshiron të futet në garë ndërsa Tevez ka edhe një ofertë nga Meksika.