PS-PD bëhen bashkë për pastrimin e “portës” së veriut

Aksioni kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë” bëri bashkë zv/kryeministren Senida Mesi dhe kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Në bashku me administratën publike dhe nxënësit e shkollave u angazhuan në pastrimin e Fshatit Oblikë, të njohur ndryshe si porta hyrëse për në Shqipëri nga dogana e Muriqanit.

Senida Mesi, zv/kryeministre: Pavarësisht se e ka detyrë funksionale bashkia për të pastruar mjedisin është detyrë e gjithësecili prej nësh, qyretarë, sipërmarrës ta mbajmë pastër mjedisin.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër: Njësitë vendore të mund të mbështetën në mënyrë të qenësishme kur bëhet fjala për vend të depozitimi të mbetjeve në mënyrë të kontrolluar.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nga Elbasani e krahasoi pastrimin e Shqipërisë nga Mbejtjet me atë të pallatit të Drejtësisë falë reformës në Drejtësi.

Etilda Gjonaj: Ashtu si ne në drejtësi duam të pastrojmë pallatin e drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, ashtu edhe gjithë qytetarët shqiptarë duhet të fillojnë të pastrojnë mjedisin që i rrethon. 

Së bashku me kryebashkiakun Qazim Sejdini, deputetë të zonës, punonjës së administratës dhe qindra nxënës u mbollën rreth 300 pemë në zonën e Krastës.

Në Berat aksioni u përqëndrua në lagjen Kala të qytetit të mbrojtur nga UNESCO dhe bregun e Osumit!

Ogerta Manastirliu: Ne nuk mund të kemi një shëndet të mirë nëse nuk kemi mjedis të pastër.

Djegia e mbetjeve urbane është mes shkaktarëve kryesore të ndotjes në Krujë

Sonila Qato: Unë kam thirrje për të gjithë sipërmarrjen e riciklimet të mbetjeve urbane që të organizohen në mënyrë që të përpunojnë sa më shumë mbetje urbane në riciklim për të përmbushur standardet e BE. 

Dita e parë e aksionit nisi në Tiranë dhe përfundoi në Vlorë

Aksioni për pastrimin dhe mbjellje të pemëve do të përfshijë të gjithë vendin dhe u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale!