E pabesueshme, roboti do prezantojë një program në transmetim direkt

Dikush mund të mendojë se BBC do dalë nga tradita për të shmangur prezantuesit dhe të sjellë dicka të re për publikun.

Emisioni ‘Today’ do të prezantohet nga një robot i quajtur Mishalbot, për të cilin ekspertët kanë përdorur inteligjencë artificiale që të arrijë të prezantojë.

Zgjodhën pikërisht këtë emër pasi do të jetë i ngjashëm me moderatorin e njohur, Mishal Husain.

Pritet që ky ndryshim të vijë pikërisht natën e Krishtlindjeve , ku në program do përfshihen edhe prezantues të tjerë që i përkasin botës së ekranit.

Ndër ta janë princ Harry, kërcimtarja Tamara Rojo, shkrimtari Bejamin Okri dhe baronesha 95-vjecare, Trumpington.

Qëllimi i tyre është të sjellin një program argëtues, ku qëllimi i robotit është të ketë aftësi për të folur si njerëzit normalë.