Dhjetë gjëra, që (mbase) s’i dinit rreth Napoleon Bonapartit

Nuk ishte i shkurtër, nuk kishte fobi nga macet. Edhe pse e donte artin nuk ishte ai që çoi Monna Lisa në Francë dhe është meritë e tij, që sot kemi ushqimin e konservuar ,kodin civil dhe përkthimin e hieroglifeve

Francezët në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, patën si kryetar shteti një Italian, i cili zotëronte një gramatikë të çalë të gjuhës italiane: Napoleone Buonaparte. Korsika, vendi ku lindi në 1769, i ishte dorëzuar Francës nga Republika e Gjenovës që prej një viti. Prindërit e Napoleonit ishin me origjinë toskane dhe në shtëpinë e tyre flisnin italisht. Si mundet atëherë, që ai djalë i vogël, i cili u zhvendos në Francë për të ndjekur një kolegj ushtarak, u bë perandor?

Si shumë të huaj të tjerë edhe atë e tallnin, e shikonin me armiqësi dhe dyshim, i urryer nga shumë njerëz, në qoftë se ai do të kishte jetuar në kohët e sotme, ai do të ndoshta do të mbyllej në një qendër pritjeje, ose kthehej nga vendi nga i cili ishte nisur. Por, pavarësisht këtyre rrethanave, gjendja sociale e tij, ambicia dhe zgjedhjet e duhura politike të tij e shndërruan aventurën e tij emigruese në një karrierë që e bëri atë të mbretërojë mbi gjysmën e Europës. Emri i këtij emigranti fatlum korsikan dhe gjysmë italian ishte Napoleon Buonaparte. Melankolik dhe pak arrogant, egoist dhe pak i kompleksuar,  ëndërrimtar, por dhe një  pragmatist i aftë, ishte një njeri i një mijë kontradiktave, por sidomos një i huaj në shtëpinë e pushtuesve të atdheut të tij, francezëve. Perandori i ardhshëm i Francës u lind në Ajaccio, Korsikë, më 1769, i katërti prej 12 vëllezërve (i dyti ndërmjet tetë të mbijetuarve). Duket se ai ishte një djalë i shkathët, të gatshëm për të sfiduar ashpërsinë e nënës së tij, Maria Letizia Ramolino (fisnike, zbritur nga emigrantët italianë në Korsikë), me një autoritet si djali i madh, cilësi që i mungonte vëllait më të madh, Giuseppe. Ndoshta për shkak të kësaj, babai i tij Carlo Maria, avokat, borgjez i joshur nga aristokracia, kishte menduar per Napoleonin karrierën ushtarake, si dhe për djalin e madh jetën kishtare. Të dy u dërguan në kolegje prestigjioze franceze. Bonapartët mburreshin me origjinën e tyre fisnike toskane, edhe pse ishin zhvendosur në Korsikë, në atë  kohë  pjesë e Genova, që në vitin 1567. Napoleoni vetë pranoi: “Unë jam italian, në vend që të jem korsikan”. Megjithatë, kjo fjali nuk duhet të mashtrojë. Ai  thoshte se ishte italian, por për Italinë thonte se ishte murtajë: si çdo politikan i shqetësuar vetë për atë që mund të ishte e dobishme për të. Familjariteti me gjuhën italiane (në Korsikë gjuha italiane ishte zyrtare) e bëri Italinë të pëlqyeshme dhe kjo është ndoshta e vërtetë, pasi me kënaqësi shkonte në Itali, pasi ishte afirmuar si ushtarak dhe politikan. Por në disa raste, Napoleoni nuk bëri shumë vlerësime pozitive të karakterit Italik. Ashtu si kur princi Eugenio Beauharnais iu drejtua mëkëmbësit të mbretit në Itali me këto fjalë: “Ju e keni gabim kur mendoni se italianët janë si fëmijë, ka probleme tek to; mos harroni t’i kujtoni atyre se unë jam zot që mund të bëj atë që dua, kjo është e nevojshme për të gjithë popujt, por mbi të gjitha për italianët, të cilët nuk i binden veccse zërit të  padronit”. Ka, megjithatë, 9 kuriozitete të tjera rreth perandorit të francezëve që ia vlen të kujtohen:

Ishte  xhuxh? Napoleoni ishte shtatshkurtër? Po, por jo “aq” i shkurtër. Historianët pajtohen me faktin se ai ishte rreth 168 cm i  lartë, 3 cm më shumë se mesatarja franceze e kohës kur jetoi (3 centimetra më shumë se ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy). Ky  lloj përcaktimi ishte pasojë e deklaratave të anglezëve, të cilët donin t’i zvogëlonin famën në fushën e betejës.

A e vodhi  Xhokonden?

Nuk është e vërtetë se ai e grabiti Leonardo da Vinçin: sipas historianëve piktura ishte në Francë që nga viti 1517, ku autori e kishte sjellë atë. Më pas piktura ishte blerë nga Mbreti Francis I: Napoleoni, shumë  i apasionuar pas artit, në vitin 1800 u mjaftua ta vendoste portretin origjinal te Monna Lisa në dhomen e gruas së  tij Josephine dhe më vonë Monna Lisa u bë pjesë e koleksionit të përhershëm të Luvrit (që në atë kohë quhej Muzeu i Napoleonit). Fantazia  e vjedhjes së Monna Lisa nga ana e  Napoleonit lindi ndoshta nga fakti se ushtarët napoleonikë me të vërtetë grabitën disa vepra disa vepra arti gjatë fushatës pushtuese në Itali.

Pse  e shohim shpesh në portrete me njërën dorë në gilet? A mos ishte nje shenjë nervoziteti? Një shenjë e dhimbjes së fortë të stomakut nga e cila vuante? Jo, ai ishte thjesht një zakon i përhapur në mesin e atyre që bënin një portret midis shekujve 18 dhe 19. Nëse Napoleoni do të jetonte në  kohë ne Tëitter-t, ai mund të kishte zgjedhur Nabulio si pseudonimin e tij: emri me të  cilin e  thërrisnin prindërit kur ishte i vogël.

Novator

Ishte pikërisht gjatë  fushatave napoleonike kur filloi të eksperimentohej ushqimi i konservuar: merita e kuzhinierit  Nicolas François Appert i cili krijoi një metodë për të gatuar ushqim në kavanoza qelqi të mbyllura hermetikisht. Appert për shpikjen e tij u shpërblye me 12,000 franga.

Historik

E çuditshme por e vërtetë, arritja më e madhe e ekspeditës ushtarake në Egjipt nuk ishte as ushtarake apo politike, por shkencore: zbulimi nga një oficer francez i Yjeve të  Rozetës, një tryezë graniti, ku së bashku me hieroglifet ishte dhe teksti i përkthyer në greqisht. Një zbulim i një rëndësie të jashtëzakonshme: ndihmoi gjuhëtarët në fund të kuptonin hieroglifet, duke hapur rrugën për studimin e Egjiptit të lashtë.

Legjislator

Në ëeb qarkullon legjenda se në Francë akoma është e ndaluar për t’i vënë një derri emrin Napoleon, por në fakt nuk flitet në asnjë nen të Kodit të Napoleonit për këtë problem. Çfarë është, një tjetër thashethem? Në fakt, trashëgimia më e rëndësishme e epokës së Napoleonit janë reformat e kryera në mes të 1800 dhe 1804, vite gjatë të cilave ai hartoi Kodin Civil, i quajtur Kodi  Napoleon, miratuar 21 mars 1804. Gjatë periudhës së Napoleonit, sistemi administrativ francez braktisi decentralizimin e revolucionit dhe u karakterizua nga një centralizim i fortë i shtetit.

Kodi gjithashtu shkoi në rregullat për trashëgiminë, duke imponuar që pjesa e trashëgimisë duhet të ndahet në mënyrë të barabartë midis pasardhësve. Napoleoni, megjithatë donte,që në Kod gruaja të  ishte plotësisht e nënshtruar ndaj burrit, ndaj të cilit ajo detyrohej te kishte bindje absolute: p.sh. nuk mund të nënshkruante një kontratë apo të fillojë një veprim në mënyrë të pavarur. Mosmarrëveshjet ndërmjet bashkëshortëve mund të zgjidhet me anë të divorcit, mjafton të kërkohej në mënyrë  konsensuale. Falë Napoleonit, u zhvillua edhe arsimi i mesëm me futjen e shkollave të mesme shtetërore, shkolla ku kërkohej impenjim i madh dhe të rezervuara për të rinjtë nga familje të mira ose të rinjve me talent të jashtëzakonshëm. Shkollat ​​e mesme të Napoleonit ishin, si ato të sotme, publike, të financuara nga paratë e mbledhura nga taksat dhe investime qeveritare dhe mësuesit ishin punonjës shtetërorë. E ngjashme me atë që ndodh sot, shkollat ​​private u janë nënshtruar kontrolleve dhe inspektimeve nga zyrtarët e qeverisë dhe në vitin 1806 filloi funksionimin Monopoli shtetëror i arsimit një lloj të Ministrisë për Kërkime dhe Arsimin e Lartë.

Supersticioz

Nuk është e vërtetë që ai kishte fobi macet. Sicc shpjegon historiania, Katharine MacDonogh në librin “Historia e qenve dhe maceve ne oborrin mbretëror që nga kohët e Rilindjes”, nuk ka asnjë dëshmi historike që Napoleoni vuante nga ailurophobia. Por ishte supersticioz dhe si shumë evropianë të asaj kohe mbanin macet e zeza larg.

Napoleoni e donte shumë shtypin, por edhe aq shumë ia kishte frikën atij. Në një shprehje lapidare ai ka thënë: “Më shumë frikë kam nëse më vihen tre gazeta kundër, se sa njëmijë bajoneta”. Figura e Napoleon Bonapartit ka frymëzuar gjatë kohërave mjaft njerëz të kulturës e artit, të cilët shihnin tek ai mishërimin e lirisë së popujve apo një tiran të egër, një strateg të pamundshëm, apo një njeri të mundur nga historia. Napoleoni, jo vetëm tani, por edhe gjatë perandorisë së tij u kthye në një mit letrar. Për asnjë personazh historik transformimi në një mit letrar nuk ka qene kaq  i shpejtë e insistues. Mjaft intelektualë evropianë i pritën me entuziazëm fushatat ushtarake të Napoleonit, pasi shihnin tek ato përmbushjen e idealeve të revolucionit, vendosjen e lirisë e drejtësisë. Opinioni i vetë Napoleonit për karrierën e tij cilësohet më mirë në këtë citat: “Unë mbylla gjirin e anarkisë dhe solla rregull. Unë shpërbleva meritën, pavarësisht prejardhjes së gjakut, ose pasurisë, kudo ku e gjeta. Unë e rrëzova feudalizmin dhe solla barazinë për të gjithë, pavarësisht besimit fetar dhe përpara ligjit. Unë luftova monarkinë e vjetërsuar të Regjimit të Vjetër, sepse rruga tjetër ishte shkatërrimi i gjithë vlerave të Revolucionit. Unë dlirësova Revolucionin”.

Kundër Napoleonit, shtetet evropiane kanë ngritur, jo pak, por plot gjashtë koalicione. Duke parë edhe kohën e shkurtër të mbretërimit të tij, ky numër koalicionesh është konsideruar mjaft i madh. Historianët dhe ushtarakët e kanë cilësuar si strategun më të madh ushtarak që ka jetuar ndonjëherë, duke e vënë atë mbi Jul Çezarin dhe Aleksandrin e Madh. Kur Wellingtoni është pyetur se cili ka qenë strategu më i madh, ai është përgjigjur: “Në këtë kohë, në kohërat e lashta, në çdo kohë, Napoleoni”. Në jetën bashkëshortore Bonaparti cilësohet nga historianët si një tradhtar i lindur. Kish një filozofi ndryshe për besnikërinë. Ai e cilësonte si të ligjshme për një sovran që kishte aventura me zonjusha dhe gra të shoqërisë së lartë të Francës. Në këtë pikë kishte vetëm një kusht. Në asnjë mënyrë gruaja e tij e ligjshme nuk duhet të merrte vesh asgjë për tradhtitë e tij. Pija e preferuar e Napoleonit ka qenë kafeja. Sipas historianëve pinte gjithmonë në drekë dhe në mbrëmje,kurse alkolin e përdorte shumë pak. Kishte vetëm një lloj vere të preferuar, “Lo Chambertin” nga e cila merrte sasi të mëdha edhe kur ishte në fushime ushtarake. Ndërsa urrente çdo lloj ilaçi që mund t’i jepnin mjekët edhe kur duhet t’i pinte për t’u shëruar / ATSH/