Reforma e ujit, Gjiknuri: Qeveria do subvencionojë shtresat në nevojë

Qeveria do të subvencionojë bashkitë dhe ndërmarrjet e ujësjellësave, për shlyerjen e faturave të ujit të pijshëm për familjet më në nevojë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Eenergji së dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri teksa ka folur në një takim me donatorët e huaj që mund të investojnë në rrjetin e ujësjellësave të vendit.

Damian GjiknuriQeveria shqiptare ka angazhimin masimal, për t’iu mundësuar ofrimin e këtij shërbimi edhe shtresave në nevojë. Në këtë kuadër është marrë angazhimi që të subvencionohet nga qeveria qëndrore, minimumi i nevojshëm për këto shtresa. Shteti do të përgjigjet në atë nivel që njihet si minimumi ligjërisht i pranuseshëm.

Gjiknuri, teksa iu ka bërë apel qytetarëve që të formalizohen, tha se, aksioni për rikthimin në normalitet të sistemit do të kalojë në dy faza: Formalizimi dhe lidhja e kontratave.

Damian GjiknuriFaza e parë është faza 90 ditore që përfundon në 1 shkurt të vitit 2018, gjatë së cilës janë ftuar të gjithë qytetarët, të cilëve iu bëj thirrje që të bëjnë vetëdeklarimin e lidhjeve të paligjshme pra formalizimin në sistem, duke mos pasur penalitete. Faza e dytë, gjatë së ciëls synohet formalizimi i gjithë sektorit në përputhje me ligjet në fuqi.

Sipas ministrit, ende pa nisur aksioni, që pritet të përfundojë në muajin shkurt, qytetarët po ndërgjegjësohen, pasi vërehet një numër i lartë i rasteve të formalizimit të konsumatorëve.

Damian GjiknuriKa filluar një fluks i formalizimeve qoftë edhe nga fakti se qytetarët e kanë mësuar se qeveria po e merr seriozisht këtë reformë, e cila fatkeqësisht nuk është realizuar shumë kohë më parë.

Problemi kryesor që konstatohet është niveli i lartë i humbjeve të ujit të pijshëm dhe të ardhurat e pamjaftueshme që mblidhen nga ndërmarjet e ujësjellësave. Përmes aksionit kombëtar të ujit, brenda vitit 2018 synohet që çdo konsumatot të pajiset me matës dhe të lidhen kontratat e reja.