I kritikuar në “La Liga”. Ronaldo në ‘Champions’ numëron 8 gola, ndërsa Barça 7

Në kampionatin spanjoll Lionel Messi ka realizuar me ritmet siç ai na ka mësuar, por përkundrazi nga sezonet e tjera, këtë herë mungon rivaliteti me Cristiano Ronaldo-n.

Portugezi i Real Madrid ndryshe nga ç’pritej ka arritur të shënojë vetëm një gol në “La Liga”, duke marrë edhe mjaft kritika pasi prej kohësh është zhvendosur në sulm me Benzeman.

Kur vjen puna te “Champions League” muzika ndryshon, pasi fituesi i katër herë “Topit të Artë” mbrëmë kapi shifrën e 8 golave kur ka mbetur edhe një ndeshje për të luajtur. E nëse do të bëhej krahasimi me Messi-n, mjafton të thuash se e gjithë Barcelona ka shënuar vetëm 7.

Një fakt tjetër i Ronaldo-s, i cili është edhe rekord, është se portugezi bëhet i pari futbollist që realizon 18 gola në një vit kalendarik në “Champions League”.