“Kush është pa urdhër-arresti në këtë tavolinë?”

Pas lëshimit të urdhër arresteve nga prokuroria për ish-zyrtarë të lartë policie, ka reaguar edhe këshilltari kreut të PD, Edi Lesi.

Me një foto të publikuar në rrjetin social ‘facebook’ ai ka ironizuar ish drejtorët për të cilët është lëshuar urdhër arresti por ka thumbuar edhe drejtorët e tjerë të cilët ndodhen në foto. “Kush eshte pa urdher arresti per lidhje me drogen ne kete tavoline, te gjuaje gurin e pare”, shkruan Lesi.

Në foto ndodhen të gjithë drejtorët në një drekë të thirrur nga Saimir Tahiri pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit të Brendshëm. Theksojmë që në këtë kohë opozita ndodhej në çadër nga ku bënte apel për largimin e Ramës dhe kritikuar njëherësh qeverinë për situatën e kriminalizuar në vend.