Terror në Laç, shkëmbim zjarri mes policisë dhe një të kërkuari. Blindohet qyteti

Policia e Laçit është përballur me të shtëna me armë gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari. Sipas të dhënave të para policia është vënë në ndjekje të shtetasit Markel Bushi, por sapo e ka rrethuar, personi në fjalë ka qëlluar me armë ndaj efektivëve.

Mësohet se Bushi është në kërkim prej 3 vitesh për grabitje. I kërkuari është larguar duke qëlluar me armë drejt policisë, e cila ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për kapjen e tij.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët e Laçit, ndërsa ka prani të shtuar të forcave të policisë edhe nga Lezha.