Prindërit e Ergi Dinit/ Miqtë e mi, na e lehtësuat dhimbjen….

Ndërsa u bë një vit nga ndarja prej jetës, në një aksident rrugor, familja e Ergi Dinit e ka kujtuar atë. Ishte motra, këngëtarja Barbana Dini që bëri një mesazh.

Sot është mamaja e Ergi Dinit, Mimoza e cila me anë të një mesazhi ka falënderuar të gjithë miqtë për lehtësimin e dhimbjes.

Ja çfarë shkruan ajo në Facebook:

Miq e dashamires!

U be një vit qe Ylli im, Ergi, ju bashkua yjeve te tjerë, ne qiell!

U be një vit, qe zemra ime rreh edhe për Te.

U be një vit qe stuhitë e dhembjes se shpirtit, me rrezojnë. Por ne çdo çast te vështire, kam ndjere një dore qe shtrihej, për te me ngritur.

Ajo dore, jeni ju, miq dhe dashamires.

Mirësinë tuaj e kam ndjere ne çdo çast.

Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe për ju. Lumturia qofte përherë ne vatrat tuaja! Jeni te çmuar per mua!

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata

Shpirti m’u keput, ra nga vjeshta,

Krahet m’i shqeu shterngata

dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja

dhe dhembja uluriti prej mallit,

Zemra fluturoi nga brenda

dhe mori fytyren e DJALIT.