Pas ankesave, Rama: Ju e dini që e du fort Voltanën por…

Marrëdhënia mes kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi me Kryeministrin Edi Rama, është e njohur nga të gjithë që nuk është shkon vaj, sidomos ajo në raport bashkëpunimi për komunitetin.

Kryebashkiakja e Shkodrës tha se zgjidhja për pastrimin e mjedisit, nuk janë gjobat, ndërsa theksoi se ka mungesë fondesh nëpër bashki për këtë pjesë.

Ajo ja tha në sy ankesat që kishte, ndërsa kryeministri Rama iu përgjigj gjithashtu në sy, duke i thënë se:”këtu ne jemi të gjithë bashkë dhe me respekt për praninë e saj e nënvizova për të thënë që këtu s’ka parti dhe majtas djathtas dhe s’ka lojë me plehra. Ju e dini sa e dua unë Voltantën por këtu ne jemi të gjithë bashkë dhe me respekt për praninë e saj e nënvizova për të thënë që këtu s’ka parti dhe majtas djathtas dhe s’ka lojë me plehra, boll bëhet në parlament loja kujt t’i hedhim balte, këtu nuk ka lojë kujt t’ja lëmë plehrat në derë se janë në mes të shtëpisë sonë të përbashket, është detyra jonë që ne të heqim plehrat. Shqiptarët edhe në shtëpitë më të varfra nuk janë pisanjosë”, tha Rama.