Panucci zbret në Tiranë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, do të rikthehet këtë javë në Shqipëri. Arsyeja e vizitës së teknikut italian në Tiranë është shumë e thjeshtë në fakt: ai do të dalë në një konferencë për shtyp të enjten rreth orës 12:00.

Siç e ka bërë zakon, Panucci bën gjithmonë një përmbledhje të takimit të Kombëtares para gazetarëve, por pas ndeshjes me Turqinë në Antalia më 13 nëntor tekniku u largua menjëherë drejt Italisë.

Për këtë arsye italiani do të udhëtojë drejt vendit tonë për të zhvilluar komunikimin e tij tradicional me përfaqësuesit e mediave.