Nora Malaj: Situata alarmante, 15 mijë fëmijë nuk arsimohen dot

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj e ka cilësuar situatën në arsim si alarmante. Duke ju referuar raporteve zyrtare të shoqatave, Malaj thotë se janë 15 mijë fëmijë me aftësi ndryshe që nuk kanë mundësi të arsimohen në Shqipëri, për shkak se nuk ka buxhet.

Postimi i Nora Malaj në Facebook:

“Situate shume e veshtire ne buxhetin e arsimit. Sot shoqeria civile ne degjesen ne komision, denoncojne qe numri i femijeve me aftesi ndryshe është rreth 15.000, qe nuk ndjekin arsimin. Ky eshte nje alarm shume i madh per kete situate emergjente qe duhet te shqetesohemi te gjithe. Universiteti ne gjendje kolapsi dhe nje vizion totalisht i paqarte.
Se pari, nje buxhet i pakonsultuar, qe ligjerisht humbet legjitimitetin.
Se dyti, shkolla me baze qender komunitare e pa buxhetuar.
Se treti, sherbimi psikosocial – jo autonom, i pabuxhetuar dhe ne pa mundesi per te kryer sherbimin me standard. Se katerti, trajnimi i vazhdueshem i mesuesve, nje numer tejet i kufizuar. 5000 mesues, kur detyrimi ligjor eshte kualifikimi i detyruar per kurrikulen e re.
Se pesti 100 mije femije qe ulen ne bankat e shkolles qe shkojne pa buke ne shkolle.
Qarte dhe sakte nje buxhet jo real, ndertuar pa vizion dhe duket si buxhet me dy bilance, nje buxhet fiktiv dhe nje real. Pertej politikes, ka ardhur koha per nje Aleance Kombetare per te ndryshuar te gjithe qasjen per arsimin. Sa me shpejt, se me pas do te jete shume vone!”,- shkruan Nora Malaj.