Duma përlotet dhe ”bombardon” deputeten e PS (VIDEO)

Partia Demokratike e ka dënuar ashpër vendimin e qeverisë për prishjen e shtëpive në Shkozë. Kur ende kjo situatë nuk ka marrë zgjidhje, ka çuar në një përplasje mes deputeteve.

Deputetja e PD-së, Grima Duma është përlotur gjatë një debati që ka patur me deputeten e PS-së, Milva Ekonomi në emisionin ”Studio e Hapur”.

Në një moment Duma është duke folur për banorët të cilëve iu shembën shtëpitë në Shkozë por është emocionuar gati në përlotje.

Duma ka hedhur akuza të një pas njëshme ndaj qeverisë, duke i përmendur deputetes të PS-së të gjitha ato që qeveria ka bërë kundrejt banorëve të Shkozës.