Doktor Stefano Guidi dekorohet nga Kryetari Bashkisë, Erion Veliaj

Dekorimi i profesorve të shquar vendas dhe të huaj, që kontrbuojnë në Kongresin Multidisiplinar Mjekësor në Shqipëri, prej 3 vitesh është tashmë një traditë dhe një moment i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare.

Profesori i mirënjëhur, Stefano Guidi, ndër mjekët më me emër në itali për transplantin e palcës së kockës, dekorohet nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj i dhuroi sot gjatë një ceremonie të veçantë çmimin e mirënjohes nga Kryetari Bashkisë për qytetin e Tiranës, në shenjë mirënjohje për ndihmën që Profesor Guidi dhe stafi i tij në Departamentin e Transplantit Palcës Kockore në spitalin Karexhi të Firencëa, spitali qëndror për gjithë Toskanën i kanë dhënë pacientëve nga Shqipëria. Në departamentin e tij janë trajtuar ndër vite me dhjetera e qindra shqiptarë me probleme hematologjike të rënda, fëmijë, adultë e të moshuar të pamundur të gjenin kurim në Shqipëri.

Këta pacientë janë mundësuar të trajtohen aty në një bashkëpunim të ngushtë me AIL dhe Cooperacione Italiana Internacionale regione di Toskana, Kisha Katolike kryesisht të Veriut të Shqipërisë, nga Ministria e Shëndetesisë, por dhe paciente shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali. Gjatë kësaj ceremonie Profesor Guidi shoqërohej nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, z. Klodian Allajbeu, Dr.Shk. Lindita Shosha, presidente e IMCA 3 si dhe stafi drejtues i Kongresit Mjekësor. Mjeku i nderuar Italian ishte pjesë e kongresit të 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinar, organizuar nga ky spital, një event i paparë më parë me këto përmasa, në vendin tonë.

Në kuadër të Kongresit të 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinar në dt 16-18 Nëntor 2017, Prof Guidi do nderohet nga Komiteti Shkencor dhe Organizativ i Kongresit me Çertifikatën e Mirënjohjes dhe Aëard Excellence. Transplanti i Palcës Kockore akoma i pamundur të realizohet në Shqipëri , u është ofruar këtyre pacientëve pa pagesë. Por jo vetëm transplanti kockor, por dhe shumë trajtime inovative bashkohore në fushën e hematologjisë të pamundura akoma në vendin tonë u janë ofruar pacientëve shqipëtarë në departamentin që drejtohet nga Prof Guidi.Stafi i mjekëve dhe infermiereve të TMO,është një ndër stafet më të mira dhe profesionale të këtij spitali, ku pacientë shqiptare janë trajtuar në mënyrën më cilësore të mundeshme. Kontributi i tij konstant në shpëtimin e shumë jëteve të pacientëve shqiptarë në këto 20 vjet është një vlerë e jashtëzakoneshme që mëriton respekt dhe mirënjohje nga instancat e shtetit shqiptar dhe qeveria shqiptare.