“Unë homoseksual? Pyet mamin tënd më mirë….!

Një artikull i tabloidit britanik “The Chelsea Daily” mbi jetën private të futbollistit Michy Batshuayi shkaktoi reagime të shumta. Tabloidi britanik nënkuptonte se futbollisti belg i Chelsea ishte homoseksual.

Sulmuesi i “bluve” të Londrës reagoi nëpërmjet një statusi në Tëitter me një fjali mjaft pikante: “Unë homoseksual? Vëlla, edhe mamaja jote e di mirë që kjo është gënjeshtër”. Ky reagim e bëri gazetarin të kërkonte falje. “Burimet e mia këtë herë më zhgënjyen. Zakonisht kanë qenë tepër të besueshëm” – u shpreh ai.