Silvio Berluskoni: U ndjeva shumë keq nga humbja e Italisë

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka reaguar më në fund pas dështimit të Kombëtares së Italisë që të kualifikohej në Kupën e Botës.

Italia u eliminua nga Suedia në fazën e play-offit pas dy ndeshjeve, ndërsa Silvio Berlusconi thotë se ka qenë i shokuar. “Unë e dua Italinë, e dua imazhin tonë, e dua futbollin”, tha fillimisht Berlusconi për Il Messaggero. “Atë natë, si miliona tjerë italianë jam ndjerë vërtetë keq, shumë keq”, u shpreh ai në fund.