Aksident i rëndë në aksin rrugor Tiranë-Rinas (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në këto minuta në aksin rrugor Tiranë – Rinas. Fatmirësisht në këtë ngjarje, ku sic e shihni edhe në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e gazetës Koha Jonë, nuk ka pasur viktima. Shoferi, gjithashtu i cili është rrotulluar me makinë nuk ka pësuar lëndime.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kqyr e analizon shkaqet e aksidentit. Por duket se lagështira dhe shpejtësia e automjetit kanë bërë që kjo e fundit të dalë jashtë rruge.

Shënim: Këshillohen të gjithë shoferët e automjeteve të ndryshme të bëjnë kujdes me shpejtësinë dhe manovrat nëpër autostradë. Sidomos në ditët me shi. Jeta është shumë e vlefshme dhe një mundësi e vetme. Duajeni.