Modelja Miranda Kerr në pritje të fëmijës së pare me Spiegel

Modelja e njohur Miranda Kerr është në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Evan Spiegel. Bukuroshja 34-vjeçare, nënë e djalit Flynn, të cilin e ka me aktorin Orlando Bloom pret fëmijën e parë me krijuesin e aplikacionit “Snapchat”, Evan Spiegel. “Miranda, Evani dhe Flynn mezi po presin ardhjen e anëtarit të ri të familjes”, ka thënë një zëdhënës i çiftit. Miranda më herët gjatë vitit kishte thënë se do të provojë për fëmijë pas martesës me Spiegelin.