Modelet më të ndjekura në Instagram

Në vitet e fundit, Instagram padyshim që është bërë rrjeti social i fotografive më të famshme në botë. Shumë modele kanë zgjedhur këtë rrjet për të postuar fotot e tyre më të fundit, ndërsa shpesh falë Instagramit kanë fituar edhe një famë jashtëzakonisht të madhe. Faqja franceze “Sport & Style” ka renditur 10 modelet më të ndjekura në Instagram për vitin 2017. Bie në sy fakti, se çdo njëra prej modeleve që bën pjesë në 10-shen më të ndjekur, ka më tepër se 10 milionë fansa.

  1. Adriana Lima – 11.2 milionë ndjekës
  2. Candice Swanepoel – 11.4 milionë ndjekës
  3. Miranda Kerr – 11.5 milionë ndjekës
  4. Gisele Bundchen – 13.4 milionë ndjekës
  5. Chrissy Teigen – 14.9 milionë ndjekës
  6. Bella Hadid – 15.5 milionë ndjekës
  7. Emily Ratajkowski – 15.5 milionë ndjekës
  8. Gigi Hadid – 36.4 milionë ndjekës
  9. Cara Delevingne – 40.6 milionë ndjekës
  10. Kendall Jenner – 84.5 milionë ndjekës